“Njoftojmë të gjithë personat me aftësi të kufizuara të komunës së Gjilanit se me datë 08.07.2024 ditë e hënë ora 11:00, Handikos Gjilan organizon protestë para zyreve të kryetarit te komunës”, thuhet në njoftimin e kësaj Shoqate.
Kjo shoqatë ka kërkuar nga personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e komunës së Gjilanit që të solidarizohen dhe t’i bashkëngjiten protestës.
“Qëllimi i organizimit të protestës është që t’i kujtojmë kryetarit të komunës se edhe kjo kategori e personave janë pjesë e shoqërisë dhe duan te realizojnë të drejtat e tyre për një jetë sa më të pavaru”, thuhet në njofitm.
Kujtojmë se kohë më parë kjo shoqatë bashkë edhe Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve, kisin paralajmëruar se në mungesë të financave rrezikojnë t’i ndërpresin shërbimet e të mbyllen.
Ata presin që mjetet e ndara nga Kuvendi Komunal të alokohen sa më parë tek ata që të mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre ditore në shërbim të kategorive që i përfaqësojnë. /2LONLINE/