Futbollisti i FC Drita, Hamdi Namani ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare me klubin bardhë e kaltër.
Faqja zyrtare e klubit gjilanas, FC Drita njofton se Namani që nga transferimi me FC Drita është paraqitur në 90 ndeshje kampionale, 6 në Kupën e Kosovës, 1 në Superkupë dhe në 3 ndeshje ndërkombëtare në Evropë.
Në total, mesfushori Hamdi Namani ka kontribuar me 7 mijë e 101 minuta lojë, nga ku ka shënuar 15 gola.
“Faleminderit Lum, suksese në vazhdimësi”, e uron klubi, futbollistin namani. /2LONLINE/