/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu kanë vizituar sot fashtrat Lubishtë dhe Beguncë ku panë nga afër punimet e sapo përfunduar në asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Lubishtë por edhe rrugën Toplana në Beguncë.
Asfaltimi i këtyre rrugëve është mirëpritur nga banorët lokal. Banorët e këtyre lokalitetëve shprehën falënderime e tyre ndaj Komunës së Vitisë, në veçanti Kryetarit Haliti për asfaltimin e këtyre rrugëve duke potencuar se këto projekte infrastrukturor kanë një rëndësi të veçantë për ta. Përndryshe asfaltimin i rrugëve në fjalë është bërë nga Buxheti Komunal i Vitisë. /2L ONLINE/