“Populli amerikan po vazhdon mbështetjen e pakursyer për popullin e Kosovës, në të gjitha fushat e jetës”, ka thënë Sokol Haliti, kyetar i Komunës së Vitisë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë, furnizoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Viti me 1500 teste të shpejta dhe me aparaturë laboratorike për përpunimin e rezultateve.
Sipas të parit të komunës së Vitisë, ky donacion do t’u ndihmojë punëtorëve shëndetësorë në identifikimin sa më të hershëm të të infektuarve me COVID-19 dhe do të ndikojë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
“Në emrin tim, të institucioneve komunale si dhe në emrin e qytetarëve vitias, falënderoj Ambasadën Amerikane për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj Komunës së Vitisë”, ka thënë Haliti. /2LONLINE.com/