Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD, i njoftoi ata mbi një vendim që ka marrë që viti 2022 të shpallet viti i mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve në territorin e komunës së Vitisë.
Kryetari Haliti theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve në këtë komunë, si dhe të krijimit të hapësirave gjelbëruese për qytetarët.
Ai tha se në bashkëpunim me të gjitha mekanizmat, duhet të ndermirën masat ligjore që të mbrohen pasuria pyjore e kësaj komune dhe të ruhet mjedisi i pastër për të gjithë qytetarët dhe të eliminohen krijimi i deponive ilegale të mbeturinave.
Gjithashtu ai ka folur edhe për formimin e një task-force e cila do të jetë e angazhuar në këtë drejtim.
Ndërkaq në këtë takim është drejtorët e drejtorive e kanë njoftuar kryetarin mbi punën në drejtorit e tyre dhe angazhimin e tyre për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët. /2LONLINE/