DYLON

Kreu i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni i emëron drejtorët, por jo të gjithë!

Kreu i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni i emëron drejtorët, por jo të gjithë!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zgjedhur profilin e tij në facebook për të bërë publike emrat e drejtorëve komunal. Por kjo listë e publikuar nuk është e plotë pasi pritet që ditëve në vijim të emërohen edhe drejtorë të tjerë.

Postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

***

Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunal. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit. Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:

Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku

Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci

Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani

Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!

Na priftë e mbara!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.