/2L ONLINE/ – Me rastin e 26 vjetorit nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në emër të institucioneve komunale ka uruar gjithë qytetarët dhe duke shprehur mirënjohje deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës.
“ Më 7 Shtator 1990, deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila erdhi si rezultati i shpalljes se Deklaratës së Pavarësisë më 2 Korrik të po atij viti. Bashkë me referendumin për pavarësi, këto dy akte i vunë themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. Deputetët që e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut meritojnë nderimin e përhershëm, thuhet në urimin e kryetarit Haliti drejtuar qytetarëve të komunës së Vitisë.