Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim motoristët të cilët po marrin pjesë në një aktivitet të organizuar nga Këshilli i fshatit Gjylekar për nder të përvjetorit të rënies së dëshmorit Kenan Halimi.
Kryetari Haliti e çmoj lartë veprën e këtij dëshmori por edhe të gjithë atyre që përmes aktiviteteve të ndryshme po përkujtojnë dëshmorin Kenan Halimi nga Gjylekari i Vitisë.