DYLON

Motoristët rrugëtojnë nga Letnica deri në Krujë

Motoristët rrugëtojnë nga Letnica deri në Krujë
Avatar photo Redaksia

Në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”, është organizuar një aktivitet i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, me që rast motoristët janë nis nga Letnica për në Krujë. Nisja është bërë rreth orës 9:00 nga Letnica, konkretisht vendi ku Gonxhe Bojaxhiu – “Nëna Terezë”, kishte filluar misionin e saj të paqes dhe dashurisë në botë.

Në agjendën e këtij shtegu ishte edhe vizita në Prizren tek shtëpia ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit, e për të vazhduar në Krujë, tek Muzeut kombëtar i Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Për t’iu uruar rrugë të mbarë, në nisjen e motoristëve, në qendër të qytetit të Vitisë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash përgëzoi organizatorët për këtë aktivitet, si dhe falënderoi gjithë pjesëmarrësit që i janë përgjigjur pozitivisht këtij organizimi.

EkoHigjiena

Organizimi i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte bërë në bashkëpunim të ngushtë me Klubin e motoristëve “Kastriotët nga Ferizaj”, të cilëve i’u bashkëngjiten edhe Brigada 123 e motoristëve të Suharekës, si dhe ata të Shqipërisë.

Ky aktivitet u cilësua si një nga aktivitetet më të organizuara dhe për këtë, një vend meritor për organizim të mirë ishte koordinimi i Policisë së Kosovës që përcolli në çdo hap kete aktivitet duke bërë sigurimin e rrugës.

Të theksojmë se i gjithë ky rrugëtim i motoristëve u përcollë nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit në Viti me autoambulancë, ku edhe pati një intervenim te një motorist me të mbërritur në Krujë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.