(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Drejtorin Regjional të OSBE-së Ulrich Biffar dhe ekipin e zyrës komunale të OSBE-së së Vitisë .Gjatë këtij takimi Drejtori Biffar e ka njoftuar kryetarin Haliti rreth ndryshimit të bërë në stafin e ekipit komunal të OSBE-së së Vitisë. Gjithashtu është folur edhe për bashkëpunimin në mes të OSBE-së dhe Komunës së Vitisë.
Me këtë rast kreu i komunës Sokol Haliti ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen e saj të vazhdueshme duke potencuar se komuna nën udhëheqjen e tij është e përkushtuar që ti kryej obligimet e veta. Ai mandej e ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në këtë komunë./2L ONLINE/