(2LONLINE) – Një tubim i organizuar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka tubuar mërgimtarët të cilët po i kalojnë pushimet dimërore në Kosovë. Duke ju drejtuar atyre, kryetari Haliti përmendi rolin e diasporës dhe kontributin e çmueshëm që mërgata shqiptare ka dhënë dhe po jep në sendërtimin e shtetit.
“Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që po jepni për vendlindjen tuaj, për popullatën dhe në përgjithësi për komunën tuaj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rolin shumë të rëndësishëm që ka pasur mërgata para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ne gjithnjë kemi konsideratë për përkushtimin dhe kontributin tuaj , andaj do të jemi përkrah jush gjithherë”, ka theksuar Haliti.
Ndër të tjerash ai ka folur edhe për iniciativat për investime në Kosovë nga mërgimtarët që do të ndihmojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Kryetari Haliti i ka uruar mërgimtarët për vitin 2014, ndërsa është shfaqur edhe një program kulturo artistik me këngë dhe valle nga AKV “Kemajl Azizi”./2lonline/