“Kënaqësi të shohësh realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimin e kapaciteteve lokale bujqësore. Kjo garanton edhe përparim të gjithmbarshëm shoqëror e ekonomik”, ka thënë kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka vizituar vendpunimet ku po bëhet rruga Viti-Sllatinë e Poshtme.
Haliti ka thënë se është një aks i rëndësishëm, i cili mundëson qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave si dhe qasje të shpejtë të fermerëve në parcelat e tyre bujqësore në atë zonë.
Ai, vizitoi edhe fermerin nga Drobeshi, Agim Peposhi, i cili po përkujdesej për tufën e tij të deleve.
Kryetari Haliti, premton akoma më shumë përkrahje për bujqësinë përmes subvencioneve nga grantet dhe investimet komunale.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, poashtu, përshëndet punimet e KEDS-it nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë, të cilat po bëhen me përkrahje të komunës. /2LONLINE.com/