Sot, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ,i shoqëruar edhe nga kryesuesii i Kuvendit Komunal Naim Pira, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, ku kanë takuar udhëheqjen e kësaj qendre, si dhe punëtorët shëndetësor të emergjencës në Viti dhe shërbimin e kujdestarisë në Pozheran.
Në këtë takim, është biseduar për të arriturat, sfidat dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor.
Kryertari Haliti i përgëzoi për punën që po bëjnë ekipet emergjente, sidomos në teren, ku ato po iu ofrojnë qytetarëve shërbime në çdo kohë, sidomos atyre në kujdes paliativ.
Gjithashtu, ai u zotua se përkrahja institucionale ndaj shëndetësisë nuk do të mungojë dhe do të jetë prioritet i qeverisë komunale, duke vlerësuar mirëqenien e punëtorëve shëndetësor, por duke rritur edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.