Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Sllatinë e Epërme, konkretisht shkollën në lagjen e Gjinollëve, aty ai nga afër ka parë punimet që janë zhvilluar para objektit shkollore në trotuare dhe krijimin e hapësirave.
Po ashtu Haliti ka parë nga afër punimet të po zhvillohen në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, saktësisht në vendosjen e rrethojës dhe rregullimin e parkut prapa këtij objekti si dhe ndërrimin e pllakave në hyrje të këtij objekti.