Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot disa nga lokalitet e kësaj komune ku janë duke u zhvilluar punimet e ndryshme.
Me këtë rast Kryetari Haliti ka vizituar fshatin Skifteraj ku janë duke u asfaltuar disa rrugë ka pjesa e Xhamisë së vjetër.
Bëhet me dije se në këtë lokalitet është duke u punuar në asfaltimin e rrugëve: në lagjet: Musliu, Emerllahu, Bislimi, Sylejmani, Ismajli, Lutfiu, Miftari.
Gjithashtu po asfaltohen edhe rrugët “21 Shatori”, “ Varrezat e të rënëve në mina”, aneksi i rrugës “Kenan Halimi” që lidhët me rrugën “ Daut Sadiku”, aneksi i rrugës “17 Shkurti” që lidhët me rrugën “Daut Sadiku” si dhe aneksi i rrugës “Flakadanët”
Përndryshe janë duke u vazhduar punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Gjylekar-Subëll e Poshtme.
Ndërkaq Kryetari Haliti ka vizituar edhe fshatin Letnicë ku së shpejti pritet të fillojnë punimet në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit brenda këtij fshati. Përndryshe janë duke u zhvilluar procedurat e tenderimit për fazën e dytë të projektit me të cilën pritet të bëhet rregullimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Stubëll e Epërme dhe Debelldeh.
Ky projekt pritet të realizohen falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Dorsch/CDI.