DYLON

Derbi lokal SC Gjilani – FC Drita, ja kush ka fituar më shumë takime

Derbi lokal SC Gjilani – FC Drita, ja kush ka fituar më shumë takime
Avatar photo Elife Sherifi

Të dielën më 29 shtator nga ora 15:00 do të zhvillohet derbi numër 30-të kampional mes dy skuadrave nga i njejti qytet, e që për vite të tëra kanë krijuar derbin më të madh lokal në vend.

Bëhet fjalë për rivalitetin e shëndoshë gjilanas mes SC Gjilanit dhe FC Dritës, ku si cdo vit lënë gjurmë për organizimet dhe atmosferën, sidomos në ditën e derbit nga “Intelektualët” dhe “Skifterat”.

Gara këtë vit është edhe më e ‘ashpër’ për shkak që të dyja skuadrat kanë bërë investime të mëdha në transferime dhe tashmë zënë kreun e tabelës, respektivisht vendin e dytë Gjilani dhe Drita të tretin me vetëm një pikë diferencë.

EkoHigjiena

E me vetëm një fitore dallim është edhe bilanci i triumfuesit sipas statistikave.

Drita numëron 10 fitore, kurse Gjilani 9, ndërkohë që 10 duele të tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Rezultatet e arritura ndërmjet këtyre dy skuadrave gjatë garave kampionale nga viti 1999/00.

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;

2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);

2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;

2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;

2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;

2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;

2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;

2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;

2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;

2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;

2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).

2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…

2012/13: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2013/14: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2014/15: nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1

2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1

2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1

2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita 3-1 Gjilani, Gjilani 0-0 Drita

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.