Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në një takim nga banorët e fshatit Sadovinë të Jerlive.
Gjatë këtij takimi në Sadovinë të Jerlive, banorët e këtij lokaliteti kanë bashkëbiseduar me kryetarin Haliti mbi punët e zhivlluara në këtë fshat në veçanti mbi infrastrukturën rrugore por edhe mbi hapësirën gjelbruese që janë rregulluar.
Disa nga banorët shprehën falenderimin e tyre ndaj komunës së Vitisë për kujdesin e treguar ndaj këtij lokaliteti duke thënë se kryetri Haliti ka ndryshuar infrastrukturën e fshatit për të mirë.
Gjatë këtij takim kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se kjo komunë do të vazhdojë të realizojë projekte të cilat janë në interes të qytetarëve të kësaj komune duke i njfotuar ata se gjatë këtij viti pritet të realizohen edhe shumë projekte të tjera me interes të përbashkët përfshirë edhe atë të banorëve të fshatit Sadovinë e Jerlive.