Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me zëvendësin e tij, Hasan Aliu kanë pritur në një takim përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga rajoni i Gjilanit si dhe përfaqësues të Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” nga Gjilani.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth çështjes së pronës së kompanisë K.R.U “Hidromorava” dega Viti, Kurse me drejtorin kompanisë së ujërave është biseduar rreh projekteve në ujësjellës për fshatrat Smirë dhe Verban.
Gjithashtu me të është biseduar edhe rreth rehabilitimit të ujësjellësve në shtatë lokalitete të ndryshme të kësaj komune si dhe për kyçjet individuale në rrjetin e ujësjellësit të banorëve të 5 fshatrat e Vitisë.