“Gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

“Gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Gjilani me aktivitete në nderim të 104 viktimave të dhunës në familje, në kuadër të projektit “Gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”. Për të nderuar 104 viktimat e dhunës në familje organizata joqeveritare Gruaja Hyjnore në bashkëpunim me komunë e Gjilanit, UN Women, kanë organizuar aktivitete të ndryshme të kuadër të projektit ndërkombëtarë 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

Arjeta Maka nga OJQ Gruaja Hyjnore, menaxhere e këtij projekti, ka thënë se hapja e projektit do të nis me ndezjen e 104 qirinjve për të nderuar viktimat e dhunës ndaj grave, do të bëhet edhe shfaqja teatrale “Drejt Paqes”, për të vazhduar me aktivitetet tjera, ku do të ketë edhe ligjërata vetëdijësuese nëpër shkollat e mesme të Gjilanit, nga anëtarët e mekanizmit koordinues, si në Gjimnazin Natyror dhe Shkencor si dhe Shkollën e Mesme Teknike. Ndërsa me datën 10 dhjetor në ditën përmbyllëse të aktivitetit do të mbahet edhe një ekspozitë nga nxënësit ë shkollës së mesme të artit pamorë, me temë drejt paqes ku dhe do të zgjedhet punimi më I mirë.

“Për këto aktivitete financiarisht na ka mbështetur komuna e Gjilanit, UN Women, po ashtu përkrahje kanë dhënë edhe institucionet lokale dhe zyrtarë për Barazi Gjinore në komunën e Gjilanit, si Lindita Salihu. Aktivitetet që janë paraparë janë shfaqja teatrale “Drejt Paqes” ku paraprakisht do të bëhet ndezja e 104 qirinjve para platos së teatrit,në nderim të grave të vrara nga bashkëshortët e tyre pas luftës në Kosovës. Po ashtu të hënën më 26 nëntor, nga ora 09:30 do të bëhet edhe shpalosja e panos me moton “Dhuro buzëqeshje, fal dashuri”, do të bëhet edhe shpërndarja e bluzave ngjyrë portokalli që simbolizon “kundër dhunës” kordeleve të bardhë që simbolizojnë paqe dhe do të bëhet shpërndarja e fletëpalosjeve”, ka thënë Maka.

Kurse Qëndrim Kqiku, udhëheqës artistik i projektit si dhe regjisor e skenar i shfaqjes “Drejt Paqes”, ka nënvizuar se premiera e kësaj shfaqje që do të jetë më 25 nëntor nga ora 19:000 në teatrin e qytetit dhe shfaqja trajton temat e ndjeshme të dhunës ndaj gruas. Shfaqja “Drejt Paqes” ka mesazh sensibilizues.

“16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore është aktivitet I shpallur nga Asambleja e Kombeve të bashkuara. Kësaj radhe ky aktivitet po shënohet edhe në Gjilan, si çdo vit tjetër, mirëpo sivjet kemi një risi pasi që projekti është “Promovimi I artit pamorë” dhe jemi munduar që kësaj radhe të japim mesazhin përmes aktiviteteve kulturore siç është shfaqja “Drejt Paqes” ku kemi përzgjedhur talentët e Gjilanit nxënës të Gjimnazit. Shfaqja është një ngjarje pak e prekshme dhe që prek edhe problemet e adoleshencës, të gjitha këto në një shfaqje me një regji interesante dhe mendoj që jemi munduar t’ia dalim mirë së bashku me nxënësit por edhe me mysafirë të ndryshëm siç ishte regjisori Ekrem Sopi, psikologja Ema Sallahu, sociologu Bekim Selishta. Shfaqja është për moshat 13+ për shkak të temës së rëndësishme” ka thënë Kqiku

Kqiku ka treguar se interesimi i pjesëmarrësve për këtë shfaqje është mjaftë I madh dhe pothuajse të gjitha biletat janë shitur, ndërsa repriza e shfaqjes “Drejt Paqes” do të bëhet me 3 dhjetor në Shtëpinë e Rinisë në Gjilan.

Maka e Kqiku ka bërë me dije se të gjitha mjetet e grumbulluara nga shfaqja “Drejt Paqes” I dedikohen Strehimores “Iliria” në Gjilan, andaj ata kanë ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në ngjarjet që do të mbahet në kuadër të projektit ndërkombëtarë “Gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

Ndryshe aktivitetet do të zgjasin nga data 25 nëntor deri më 10 dhjetor, 2018.

KOMENTE