(2L ONLINE) – Për tu njohur më për së afërmi me nevojat që ka Vitia dhe të arriturat në fushën e integrimeve evropiane, koordinatori I UNDP-së për zhvillim Andrew Rusell ka qëndruar në komunën e Vitisë, me që rast ka vlerësuar zhvillimet e gjithmbarshme në fushën e integrimeve. Duke folur për të arriturat në nivel të përgjithshëm, Rusell ka thënë se e ardhmja e Kosovës duhet të ndërtohet në bazë të punës dhe rezultateve të treguara.
“Është kënaqësi për ne si UNDP që kemi ofruar përkrahjen për Zyrës komunale për integrime evropiane dhe jam i kënaqur edhe me zhvillimet e deritanishme në komunën e Vitisë. E ardhmja e Kosovës, varet nga të arriturat në vend dhe progresi i treguar në zhvillimet e gjithmbarshme për integrime evropiane. Andaj, të gjithë ne që dëshirojmë të shohim Kosovën në BE, duhet ti harmonizojmë qëllimet dhe objektivat tona karshi qëllimit të përgjithshëm të Evropës”, ka thënë ai.
Rusell më tej ka theksuar gjithashtu se UNDP nuk është partner I vetëm që vepron në komunën e Vitisë, por kemi edhe partner të terë me të cilët bashkëpunojmë , kështu që së bashku me ta do të identifikojmë edhe nevojat tjera si në Viti, po ashtu edhe në Kosovë.
Ndërsa kryetari I Vitisë Sokol Haliti, është shprehur mirënjohës për ndihmën që UNDP I ka ofruar komunës së Vitisë, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve dhe ekspertizën në fushën e integrimeve evropiane.
“Isha i respektuar qe kisha ne zyrën time z.Rusell për bashkëbiseduar për planin e angazhimit dhe bashkëpunimin që e kemi tash e një kohë të gjatë, sidomos së fundi me ndihmën në rritjen e kapaciteteve, ekspertizën në fushën e integrimeve evropiane, që ne i kemi arrit me sukses të tregojmë rezultate, falë këshilltarit të CDF z.Flamur Zeqiri që po punon në ngritjen e cilësisë profesionale të zyrës komunale për Integrime evropiane, që në të vërtet së bashku me të gjitha zyrat tjera janë ngrit maksimalisht. Nevojat tona si institucione, kanë qenë të mëdha në këtë fushë dhe vërtet mund të themi se jemi rehabilitua në këtë sferë, andaj presim që ta kemi një ndihmë dhe bashkëpunim edhe ne të ardhmen në këtë drejtim dhe u dakorduam që ne vërtet të aplikojmë dhe të kemi këtë ndihmë që shpresoj të mos jetë e vetmja”, tha Haliti.
Ai tha se në këtë takim u bisedua edhe për çështje të tjera që janë të dobishme krahas komunave tjera të Kosovës. Projekti ka të bëjë me zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe për këtë është angazhuar këshilltari I CDF-së I cili është duke ndihmuar Zyrën komunale për Integrime evropiane.
Këshilltari I CDF-së Flamur Zeqiri është shprehur se asistenca e deritanishme ka arrit të forcojë zyrën në aspektin profesional duke bërë që proceset e integrimeve evropiane, përkatësisht plani i veprimit për negociata të marrëveshjes së stabilizim associmit, është duke u zhvilluar edhe në komunën e Vitisë./2L ONLINE/