Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, sot ka pritur në një takim Erta Ramadanin dhe Djellza Nuhiun, të cilat kanë marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Këngëve dhe për fëmijë “Fluturat” që mbahet në Kumanovë.
Me këtë rast Erta është shpërblyer me vendin e dytë, kurse Diellza me vendin e tretë.
Për rezultatin e arritur në këtë Festival, kryetari Haliti i ka ndarë mirënjohje të dyja pjesëmarrësve vitiase.