/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi janë pritur sot në takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe zëvendësi i tij.
Gjatë këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministri është biseduar rreth bashkëpunimit në mes të kësaj ministri me komunën e Vitisë, konkretisht në fushën e bujqësisë por edhe mbi zonën Ekonomike si dhe për disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me këtë fushë. Gjatë këtij takimi të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë edhe me tej bashkëpunimin në mes tyre./2L ONLINE/