(2LONLINE) – Në një vizitë që i ka bërë sot Drejtorisë së Kulturës, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e sektorëve të kësaj drejtorie. Me këtë rast Haliti është shprehur se bashkëpunimi i ndërsjellët do të ketë efekt të madh në arritjen e rezultateve dhe sukseseve në zhvillimin e kulturës në komunën e Vitisë.
“Unë jam i gatshëm që të thelloj bashkëpunimin me ju dhe së bashku ti tejkalojmë sfidat dhe vështirësitë me të cilat jeni ballafaquar. Po ashtu kërkoj që të identifikohen defektet që janë brenda dhe jashtë objektit në mënyrë që të eliminohen sa më parë që është e mundur”, ka thënë kryetari Haliti./2lonline/