Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot hapësirën pranë rrugëve “Ramadan Berati” dhe “7 Marsi” në afërsi të varrezave të qytetit të Vitisë, për të pare nga afër punimet që po zhvillohen në shndërrimin e kësaj pjese në hapësirë gjelbëruese.
Përndryshe kjo hapësirë ishte mbushur me barroja por edhe nga mbeturinat të cilat janë hedhur nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
Pos që është pastruar dhe rrafshuar kjo hapësirë ajo pritet të shndërrohet në një sipërfaqe të gjelbër.
Me këtë rast Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, krahas punëve që po bënë në sektorë të ndryshme po bënë edhe rregullimin e hapësirave gjelbëruese.
Ai po ashtu bëri me dije se komuna të cilën ai e udhëheq edhe gjatë këtij viti do të punoj në krijimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese dhe atë jo vetëm në qytetin e Vitisë por edhe në fshatrat e ndryshme të kësaj komune.