Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti sot bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Sula në pervjetorin e vdjekjes!
Ai tha se Adem Sula do të kujtohet gjithmonë si aktivist i madh humanitar dhe i shumë aktiviteteve tjera të cilat lidhen me aktivitetin e mergatës tonë në Zvicër!
Haliti gjithashtu me këtë rast ngushëlloi edhe familjen e të ndjerit dhe anëtarët e Shoqatës Humanitare “Vitia“ me seli në Gjenevë të Zvicrës, anëtar i së cilës ishte edhe veprimtari Adem Sula. /2LONLINE.com/