Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka prezantuar një informatë lidhur me punën e tij një vjeçare për vitin e shkuar ku ndër tjerash në veçanti ka përmendur investimet e bëra gjatë vitit 2016. Gjithashtu në këtë seancë pasi që janë diskutuar të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës me shumicë votash janë aprovuar:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
2. Informatë (Raporti) i Kryetarit të Komunës së Vitisë për periudhën janar-dhjetor 2016
3. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Draft Plani Integritetit 2017-2020
4. Propozim vendim për shqyrtimin dhe aprovimin e Plani të Veprimit për Transparencë në Komunën e Vitisë 2017
5. Propozim vendim për miratimi e Planit Rregullues të Hollësishëm për Zona Ekonomike me statusin “Parku Industrial” në fsh. Budrigë e Epërme.
6. Raporti i punës së KKSB për periudhën Janar-Dhjetor 2016
7. Propozim vendim për shpalljen e diskutimit publik për Propozim vendimin për rregullimi e komunikacionit në Qytetin e Vitisë dhe territorin e sajë
8. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës kompanisë KKDFE SH.A “ KEDS” Për vendosjen e një trafo elektrike.