Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, që njëherësh është edhe kandidat i LDK-së për kryetar komune edhe në zgjedhjet e 17 tetorit, ka numëruar projekte të ndryshme që janë bërë deri më tani në Komunën e Vitisë, si në qytet po ashtu edhe në fshatra.
Sipas tij, Vitia tashmë është me shesh, me ndriçim edhe fshatrat janë të ndriçuar, hapësira te bukura me gjelbërim edhe nëpër fshatra, parqe në oborret shkollore.
Po ashtu, Vitia tashmë ka fusha sportive moderne, ku organizohen turne të mëdha futbolli të cilët janë tradicionale.
Haliti ka thënë se edhe Shtëpia e Kulturēs është e renovuar.
“Vitia është komuna më e pastër dhe me ambiente të bukura publike. Posedon shëtitore të cilën qytetarët e shfrytëzojnë për ecje dhe rekreacion. Vitia dhe fshatrat e saj kanë infrastrukturën rrugore cilësore me ndriçim dhe trotuar. Tashmë kemi edhe muzeun e qytetit, sallën e teatrit të renovuar dhe galerinë e arteve”, ka thënë Sokol Haliti, kreu i komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/