Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre.
“Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në vendlindje, në familjet e juaja dhe në qytetin e juaj për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh.
Me qëllim të organizimit sa më të mirë, ne si komunë synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira gjatë kësaj periudhe, me përforcimin me staf shtesë në gjendjen civile, shtimin e kapaciteteve të shërbimeve mjekësore, sigurimin e hapsirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike, dhe me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve, ku parashihen aktivitete të shumta.
Me këtë rast kemi hartuar edhe “Planin e veprimit për pritjen e bashkatdhetarëve korrik – gusht 2022”, me të cilin synohet të sigurohet ruajtja e identitetit kulturorë, shmangia e asimilimit, fuqizimi i lidhjeve me diasporën dhe bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe komunës së Vitisë,
Qytetit të Vitisë dhe stinës së verës, mërgimtarët i japin gjallëri dhe janë shtysë shumë e madhe për ekonominë e vendit tone, andaj uroj që të kaloni sa më mirë në familjet e juaja dhe në vendlindjen tuaj”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/