Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili po qëndron për vizitë në Mason të SHBA-së ka zhvilluar takime të ndryshme në këtë shtet.
I shoqëruar nga profesorët Milot Haziri, Mervan Mustafa, Dëfrim Piraj, ata vizituan universitetin MSU “Michigan State University ” në Lansing, ku gjate gjithë kohës ata u shoqëruan nga Kryetari i Masonit, Rusell W. Whipple dhe bashkëshortja e tij që është edhe profesorësh ne këtë universitet.
Gjatë këtij takimi delegacioni nga Komuna e Vitisë u njoftuan edhe për mundësitë e ndjekjes së studimeve për qytetarët nga komuna e Vitisë në këtë universitet.
Gjithashtu ata kanë vizituar edhe një shkollë të mesme ku përveç se u takuan për udhëheqësit e shkollës u takuan edhe me nënësit e komunitetit shqiptarë nga Komuna e Vitisë. Bëhet me dije se në këo takimi është bashkëbiseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit të shkollave nga Vitia dhe Masoni.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar dje edhe komunitetin shqiptar në Mason të Michiganit ku një pjesë e tyre janë edhe qytetarë nga Komuna e Vitisë.