Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me ftesë të Kolegjit AAB dega në Ferizaj, ka mbajtur dje para studentëve të këtij kolegji një ligjëratë speciale me temën “Qeverisja lokale me theks të veçantë në Komunën e Vitisë”.
Me këtë rast kryetari Haliti, u mirëprit nga studentet e këtij kolegji të cilët parashtruan edhe pyetje që kanë të bëjnë kryesisht me qeverisjen lokale.
Përndryshe kryetari Haliti për dy mandate rresht ka marrë besimin e qytetarëve të komunës së Vitisë, që të udhëheqë me këtë komunë.