Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet dhe asfaltimin e rrugës “Kongresi i Manastirit”, si dhe punimet te sheshi “Calmy Rey”, në qytetin e Vitisë.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se me rivitalizimin e kësaj rruge do të krijohen hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik, që qytetarët të lëvizin lirë dhe të sigurtë, gjë që është prioritet i institucioneve komunale. /2LONLINE/