Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u prit në takim nga Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, me këtë rast kërkoi që të realizohet qasja në autostradë përmes Gërlicës
Haliti, pos që e ka uruar ministrin Abdixhiku për detyrën e re, ka ritheksuar nevojën parësore që qytetarët e Komunës së Vitisë të kenë qasje në autostradën “Arben Xhaferi” përmes Gërlicës.
Gjithashtu Kryetari Haliti, ka folur me ministrin Abdixhiku edhe mbi shumë projekte të tjera infrastrukturore dhe ambientale të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për qytetarët e komunës së Vitisë.