Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka bërë thirrje publike Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të bëjë kompensimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë të shkaktuara nga sëmundja gungore e Gjedhit ( LSD), gjatë vitit të kaluar ku si pasojë e saj kanë ngordhur 36 krerë gjedhe.
“Si kryetari i kësaj komune ju bëjë thirrje publike Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës që të bëjë kompensimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë të shkaktuara nga sëmundja gungore e Gjedhit ( LSD).
Pas obligimeve që ka pasur dhe i ka kryere komuna e Vitisë si: identifikimi i sëmundjes, këshillimi, trajtimi, lajmërimi i rasteve, përcjellja e vaksinimit të kafshëve si dhe varrosja e tyre.
Ne si Institucione lokale kemi dorëzuar dosjet për dëmet e shkaktuara për secilin fermerë ku në vitin 2016 si pasojë e sëmundjes gungore të Gjedhit (LSD) kemi pasur ngordhjen e 36 krerëve gjedhe në këtë komunë si dhe mbi 180 të tjera që prekura nga kjo sëmundje.
Pos raporteve që i kemi dorëzuar me kohë në AUV gjithashtu ju kemi rikujtuar nevojën e kompensimit të fermerëve tanë me shkresë zyrtare javë më parë.
Kërkojmë nga ju që sa më parë të bëhet kompensimi i dëmit pasi që kjo që bie në kompetence të këtij agjensioni”, thuhet në thirrjen publike të kryetarit Haliti.