Kryetari Haliti kërkon nga ministritë përkatëse zhbllokim të shpejt të fondeve për realizimin e projekteve madhore në Pozheran, si objektit të ri shkollor dhe të Stadiumit “Ibrahim Kurteshi”
Kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit, që të bëjnë çmos që urgjentisht të bëhet zhbllokimi i pengesave të ndryshme që janë duke pamundësuar përfundimin final të objektit të ri të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “Halil Alidema” në Pozheran e që është në kompetencë të tyre.
Siç e dini nxënësit që ndjekin mësimin në Pozheran, po zhvillojnë orët mësimore me orar të shkurtuar dhe është e paarsyeshme, e pandershme nga ministritë përgjegjëse që mos të trajnohet çështja e përfundimit të këtij objekti shkollor me prioritet nga ministritë përkatëse.
Si kryetar i komunës së Vitisë, duke u bazuar në brengën e qytetarëve tanë në veçanti të nxënësve dhe personelit arsimor jam i detyruar dhe kam obligim moral që në emër të tyre të kërkojë edhe publikisht nga ministritë përgjegjëse, që të marrin një hap serioz dhe të përfundojnë këtë objekt shkollor sa më parë për hir të nxënësve dhe personelit arsimor, të cilët janë duke humbur shumë si pasojë e neglizhencës.
Fatkeqësisht po shihet që niveli qendror nuk po merren parasysh kërkesat tona për zhbllokim të menjëhershëm dhe përfundim sa më të shpejt të projektit, kjo është për të ardhur keq!
Arsimi i gjeneratave të reja është prioritet në çdo vend normal, andaj kërkojmë që përfundimi i këtij objekti shkollor të cilësohet e tillë.
Gjithashtu kërkoj nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, që të bënë zhbllokimin e pengesave që janë duke pamundësuar përfundimin e Stadiumit “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran.
Siç jemi të njoftuar MKRS, nuk është duke i ndarë mjetet e nevojshme konformë të realizimit të punimeve. Mandej kjo ministri për këtë vit ka ndarë vetëm 10 mijë euro, ndonëse ishin të paraparë të ndahen 100 mijë euro. Prandaj mos ndarja e mjeteve të mjaftueshëm nga MKRS-ja pamundëson përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm për futbollin në veçanti për Klubin e Futbollit “Vllanzia” me sukseset e të cilët padyshim se krenohemi të gjithë.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë