DYLON

Në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient me aneurizëm të aortës së barkut në nivel të arterieve renale

Në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient me aneurizëm të aortës së barkut në nivel të arterieve renale
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se me sukses, në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.

Operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

EkoHigjiena

Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.

Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro, ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.  /2LONLINE.com/