Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Hajrush Kurteshi, koordinator për bashkëpunim me projektin “ Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” nga Komuna e Vitisë kanë pritur sot në takim, ekspertin e auditimit, Genc Rraci, si përfaqësues në kuadër të programit USAID TEAM.
“Gjatë këtij takimi është biseduar për arritjet e Komunës së Vitisë për raportin e auditimit nga Zyra Kombëtarë e Audititmit dhe zbatimit të rekomandimeve nga Komuna e Vitisë përmes Planit të Veprimit të Zbatimit të Rekomandimeve”, thuhet në njoftimi ne komunës.
Kryetari Haliti potencoi se Komuna e Vitisë, disa herë radhazi ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë që ka pasur raportin e pamodifikuar nga Auditori i Jashtëm.
“Komuna e Vitisë është vlerësuar disa herë pozitivisht nga Raporti i Auditorit të Jashtëm duke marrë opinionin e pamodifikuar. “Megjithatë ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare me qëllimin më të mirë të shfrytëzimit së më të drejtë të parave të taksapaguesve tanë”, u shpreh Haliti.
Ai tha se pasi që kjo komunë ka pranuar Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2018 ata kanë përgatitur edhe Planin e Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të marra nga ky raport.
Sipas tij, kjo komunë ka marrë veprime konkrete për zbatimin e rekomandimeve të marra.
Haliti u shpreh falënderues për projektin USAID TEAM për mbështetjen e vazhdueshme dhe shtoi se kjo komunë do të vazhdojë të bashkëpunojë me këtë projekt të rëndësishëm.