/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Arsim, Qahil Sinani kanë vizituar sot shkollën e fshatit Sllatinë të Epërme, konkretisht atë në lagjen e Gjinollëve ku është duke bërë rivitalizimi i këtij objekti shkollore. Më saktësisht në këtë shkollë janë duke vazhduar punimet në ndërrimin e dritareve, rregullimin e nyejve sanitare si dhe dyshemesë. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se investimi në arsim është investim në dije dhe në të ardhmen e këtij vendi. /2L ONLINE/