/2L ONLINE/ – Qeveria Komunale e Vitisë e interesuar t’ i ndihmoj fermerëve
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë vazhduar edhe sot me vizitat e fermave Blegtorale në fshatrat e kësaj komune. Me këtë rast ata u njohën për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat përballën fermerët Vitias si dhe bashkëbiseduan lidhur me mbështetjen e Institucioneve Komunale dhe atyre qendrore në fushën e Bujqësisë.
Kryetari Haliti duke folur me fermerët e kësaj komune tha se Institucionet Komunale të Vitisë janë duke i shikuar të gjitha mundësitë që të përkrahet sektori i bujqësisë sepse Vitia ka potenciale të mira për zhvillimin e këtij sektori.
Ndërkaq Drejtori Ademi i njoftoj ata se së shpejti do të dal thirrja për aplikim për subvencione të cilat ndahen nga Ministria e Bujqësisë ku aplikimi bëhet në Zyrë e Drejtorisë se Bujqësisë.
“Ju njoftoj se thirrja për aplikim aplikimi për subvencione për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore për kulturat perimore dhe pemëtari do të bëhet se shpejti ndërsa ju si fermer këto aplikacione mund t’i dorëzoni në Zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë në Viti” u shpreh Drejtori Ademi. /2L ONLINE/