(2L ONLINE) – Kryetari I komunës Së Vitisë Sokol Haliti, ka pasqyruar aktivitetet komunale dhe zhvillimet e gjithëmbarshme gjatë muajit që po e lamë pas. Si një nga të arriturat më të mëdha dhe të suksesshme, gjatë periudhës 5 mujore, kryetari Haliti përmendi konfirmimin e Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast asnjë vendim nuk është kthyer si I kundërligjshëm, gjë që dëshmon instalimin e Institucioneve transparente dhe që veprojnë duke u bazuar në ligj.
Duke folur për projektet që janë në procedurë, kryetar Haliti i ka përmendur asfaltimin e rrugës Pozheran-Sllatinë e Ulët, trotuaret, rrjetet e kanalizimit dhe të ujësjellësit në disa lokalitete, si dhe projektin e shëtitores për skaj lumit Morava Viti-Binqë.
Lidhur me këtë projekt, ai ka kërkuar një bashkëpunim nga të gjithë për implementimin e këtij projekti, ndërkaq ka potencuar se do të gjejnë forma që me buxhetin komunal dhe në përkrahje edhe të donatorëve, të finalizojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për komunën e Vitisë.
Gjithashtu duke folur për angazhimet në përmirësimin e shërbimeve mjekësore, ai përmendi projektin e ndërtimit të Ambulantes në Pozheran dhe renovimin e objekteve përcjellëse në QKMF në Viti dhe shndërrimin e tyre ne repart të Emergjencës .
“Këto projekte që do të realizohen, janë në kuadër të angazhimit tim në përmirësimin e shërbimeve mjekësore që ka qenë premtim I imi në mandatin 4 vjeçar të kësaj qeverisje”, tha Haliti. /2L ONLINE/