Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka ndjekur nga afër realizimin e projekteve infrastrukturore që po kryhen në këtë komunë.
Ai vizitoi vendpunimet në rregullimin e stadiumit të qytetit në Viti,konkretisht rregullimin e tribunave.
Poashtu inspektoi punimet tek shëtitorja “Mergimtarët” që shtrihet përgjatë lumit “Morava e Binçës”,konkretisht edhe urën e re te vendi i ashtuquajtur “Te Germi”.
Haliti përcolli nga afër edhe punimet ne rivitalizimin e rrugës Kllokot-Viti’.