Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në rregullimin e trotuareve në disa pjesë të qytetit të Vitisë, konkretisht trotuarin përskaj të lumit “Morava e Binqës” si dhe pas shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Me këtë rast ai është takuar me banorë të cilet jetojnë në këto vende të cilët shprehën falenderimin për këto projekte infrastukturore qe sipas tyre po ndikojnë pozitivisht në lëvizjën e lirë të qytetarëve.