(2L ONLINE) – Në vazhdën e projekteve që po realizohen në komunën e Vitisë, kryetari Haliti së bashku me bashkëpunëtorë, ka inspektuar punimet në asfaltimin e stacionit të autobusëve në Viti, asfaltimin e fushës sportive në Sadovinë të Jerlive, punimet në rregullimin e kanalizimit në Gërmovë si dhe shkollë ne fshatit Smirë ku janë kryer renovime në objektin e kësaj shkolle.
Me këtë rast kryetari Haliti ka ritheksuar gatishmërinë e Institucioneve për realizim të projekteve të ndryshme në infrastrukturë, arsim, etj./2L ONLINE/