Kryetari i Komunes së Vitisë, Sokol Haliti , i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtori i DSHMS-së dhe Koordinatorja e Cilesise se QKMF, Dr.Vjollca Kadolli – Halili janë pritur në dy takime të ndara nga Përfaqësuesi i Zyrës Japoneze në Prishtinë dhe Organizata “Tika” nga Turqia.
Kryetari Haliti në takim me Zyrën Japoneze ka falënderuar për donacionin e dhënë nga Qeveria Japoneze për Shëndetësinë në Viti , për vitin 2016 , si dhe janë dakorduar për përkrahje edhe në sektorët tjerë.
Ndërsa, në takim me Organizatën “TIKA” nga Turqia, Kryetari Haliti, gjithashtu falënderoi ata për bashkpunimin dhe përkrahjen që kjo organizatë i ka bërë komunës së Vitisë në sferën e Shëndetësisë , e cila organizatë në vitin 2017 ka përkrahur me një donacion Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkpunimin e ndërsjellë ndërmjet organizatës “TIKA” dhe Komunës së Vitisë , bashkpunim që u premtua të vazhdojë edhe në të ardhmen , duke u bazuar në nevojat që ka kjo komunë.