Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim Enver Rrustemin, ish komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari Haliti i e ka nderuar me dekoratën e Pavarësisë, në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Haliti ndër tjerash tha se përmes kësaj medalje, po nderohet një ndër personat i cili ka bërë shumë për shtetin dhe vendin.
“Sot kam pasur nderin ta nderoj me medalje z. Enver Rrustemi i cili më të vërtetë ka bërë shumë për shtetin dhe vendin në përgjithësi. Kjo medalje ju jepet atij në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për të cilën ai ka dhënë një kontribut të çmuar”, u shpreh Haliti.
Kurse z. Enver Rrustemi tha se ai me të vërtetë ndihet i nderuar që sot ju është ndarë kjo medalje dhe shtoj se ajo i dedikohet të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit, duke filluar nga çlirimtarët.
Rrustemi po ashtu potencoi se për të ky nderim është i një rëndësie të veçantë, pasi që po jepet nga institucionet komunale të Vitisë, pra të komunës nga edhe ai vjen.