/2L ONLINE/ – E more djema ka mbaru koha kur na thonin: Ju Jini të lumtur që keni shtetin e ne do jemi të lumtur që po e vjedhim edhe shtetin edhe juve! E ne në të vërtetë nuk ashtë edhe se nuk i besonim kësaj farse. Bile-bile, në emër të kësaj edhe ishim të lumtur që na vidhnin para hundëve. Edhe shpesh u ndihmonim për ta ba vjedhjen. Edhe i përkrahnim! Se menduam kur na e hoqën okupatorin prej dere edhe domosdo do u takojë diçka ma shumë, këtyre që na çliruan.
Në emër të kësaj duronim, çytekun e serbeve në Graqanicë,varfërinë, poshtërimet e ndryshme, servilizmin, jokompatibilitetin me EU, e çka jo tjetër. por i falnim të gjitha se shpresonim shtetin dhe duhej sakrifikua për shtetin!
Iknin ditët, vitet e qe besa edhe dekadat, gjeneratat u rriten, që kur ishin fare të vogël e nuk dinin akoma të thonin Kosovë,e tani janë ba për punë,e jo që nuk kanë punë por as shtet për të cilin ishin flijua dhe kishin durua prindërit e tyre!
Dhe mu këtyre ditëve sikur shteroi durimi dhe besimi në përralla me mret. A ashtë dashur që të kemi akoma durim? Nuk e di por mua më duket se tjera rrethana janë ato që do na bindnin se duhet duruar akoma. Po do kishim duruar akoma sikur fillet e shtetit të vendoseshin për së mbari dhe ne e dimë se kjo një ditë të afërme do na sjell atë për të cilën heronjtë janë flijuar e të tjerët kanë kontribuar dhe duruar!
Durimi thonë ashtë nana e mençurisë! Po por thonë se durimi nganjëherë ashtë durim magari! Presioni i gjithanshëm ka ndikua që ky popull të mos ketë ma durim dhe me çdo kusht do që të largohet nga ma e shenjta, nga toka e tij! Presioni i jetës pa dinjitet, pa shërbime dinjitoze mjekësore, shtetërore, shërbime veç sa për të thanë. Jeta me zor, pa kualitet, ushqimi sa për të thanë se mbusha barkun, e raste-raste mungon edhe ushqimi i mjaftueshëm, pasiguria dhe presioni në rritje i grupeve ekstreme fetare si dhe të një pakice nacionale e cila të vetmin qëllim ka sabotimin e shtetit Kosovë edhe atë nga vet brenda institucioneve si kalë troje,si dhe gjyqi jo funksional e po ashtu edhe numri 192 neglizhent, me polici shpesh të frustruar dhe të ndarë sipas bindjeve partiake.
Bisedimet me të tjerët për diçka që ne vetëm se kishim shpresuar se kishim arrirë me gjak dhe në vend se ne do kërkonim llogari për të bamat e tyre kriminale kundrejt nesh,ne bisedojmë me ta se a guxojmë me kanë Kosovarë apo Shqiptarë! E ne edhe nëse nuk kuptojmë rrenat politike nganjëherë, megjithatë ne i ndjejmë ato nga instinkti jonë i shëndoshë njeriu. Kështu që revoltohemi duke parë se diçka nuk ashtë në rregull.
Sepse çdo njeri e ka në vete atë orën biologjike e cila vjen një moment dhe lëshon alarmin se diçka nuk ashtë në rregull dhe ma nuk shkon kështu! Dhe për hir të shpresës se ndoshta, prapë se prapë diçka do bahet mirë. E të cilët akoma e mbajnë dikush-dikushi që nuk ashtë thyer totalisht dhe megjithatë hetohet te njerëzit dëshira për të besuar në shtetin e ëndrrave të tyre, po themi se edhe këtë festë shtetësie po e lëmë me “hajt e ma uroni njëherë tjetër!
/Xhelil ARIFI/