(2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës ka raportuar policinë në Gjilan se persona të panjohur kanë hapur me forcë një dritare të shtëpisë dhe kanë depërtuar brenda ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme para të metalta dhe bizhuteri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative kanë gjetë informata të besueshme se në këtë vepër dyshohet të jetë i involvuar i dyshuari B. H.
Gjatë patrullimit rutinor, është takuar i dyshuari i cilin është shoqëruar në Stacionin Policor. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, janë gjet dëshmi dhe fakte të qëndrueshme se ai është autor i veprës penale “Vjedhje e rëndë”, ka thënë toger Hashani.
Sipas tij, me urdhër te Prokurorit te DPKP, i dyshuari është ndalur për 48 orë, në Qendrën e Mbajtjes në Gjilan.
Rasti i kompletuar dërgohet në Gjykatë. /2lonline/
/fotoilustrim/