Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti ka ndodhur një “vjedhje e rëndë”. Sipas policisë, ankuesi e ka njoftuar policinë për rastin që i ka ndodhur.
Dyshohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një shumë të hollash, si dhe një sasi të stolive të arit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve. /2LONLINE/