Sipas Policisë së Kosovës, në Gjilan, ankuesja ka raportuar se në shtëpinë e vëllait të saj, i cili jeton jashtë Kosovës, me përdorim force kishin depërtuar persona të panjohur.
Sipas saj, hajnat kishin vjedhur disa mjete pune dhe një pistoletë të cilën viktima e kishte pas me leje.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.