(2L ONLINE) – Policia e Kosovës, stacioni policor në Novobërdë, ka pranuar një informatë nga ankuesi Z. A. nga fshati Llabjan se nga stalla e tij, duke e hapur derën me forcë, nga të dyshimtë të panjohur, i janë vjedhur dy lopë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se ankuesi dyshon se të dyshuarit rreth mesnatës janë larguar në drejtim të Prishtinës, pasi që në një livadh pranë shtëpisë së tij e ka vërejtur një automjet me drita të ndezura, dhe pasi është afruar te stalla, e ka parë se i mungojnë kafshët.
Sipas ankuesit vlera e dëmitë të shkaktuar është e konsiderushme.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/