Ankuesi A. M. nga Pozherani i Vitisë raporton në polici rastin e vjedhjes, ku sipas tij, nga persona të dyshuar, gjatë natës iu janë vjedhur nga koteci i tij, 23 biba.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se njësiti policor nga stacioni i Policisë në Viti, ka pranuar informatë se të dyshuarit kanë ofruar në treg në Ferizaj për t’i shitur bibat.
“Policia i është vënë në kërkim dy të dyshuarve të cilët po ktheheshin nga Ferizaj dhe ka arritur që të arrestojë të dyshuarin F. A. e më vonë edhe të dyshuarin B. V. i cili është arrestuar ne rrugën Kllokot – Pozheran dhe në veturën e tij, Golf II ngjyrë e bardhë, i janë gjetur 12 copë biba, të cilat janë konfiskuar dhe i janë kthyer ankuesit.
Për rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore i cili ka urdhëruar masën ndalimit prej 48 orëve.